Gezim Hazrolli: U riktheva në garë sepse Kosovës i duhen njerëz me përvojë dhe përgjegjësi

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gezim Hazrolli ka thënë se i është rikthyer garës për deputet pasi që Kosovës i duhen  njerëz më përvojë, me përgjegjësi dhe guxim për të marrë vendime në kohë të vështira.

“Jam rikthyer në garë sepse besoj që Kosovës i duhen njerëz më përvojë, me përgjegjësi dhe guxim për të marrë vendime në kohë të vështira. Unë kam kaluar jetën në shërbim të këtij vendi dhe nuk mund të rri anash kur qytetarët kërkojnë më shumë dinjitet, siguri dhe drejtim për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka treguar se çfarë e dallon një ish-ushtarak në politikë. 

“Unë mendoj që disiplina, përgjegjësia, besnikëria ndaj shtetit janë atributet që e dallojnë një ushtarak në jetën e përditshme besoj edhe në politikë. Në ushtri mëson që nuk shërben vetëm për vete, por shërben për njerëzit dhe vendin tënd. Unë në politike nuk vij për privilegje. Vijë për shërbim ndaj vendit”, ka shtuar Hazrolli.

Ai, ka thënë se LDK-ja është partia që mbajti gjallë idenë e shtetit të Kosovës në kohët më të vështira, nën vizionin e Dr.Ibrahim Rugovës.

Kurse, ka pasur edhe një kërkesë për të rinjtë.

“Unë e kam një kërkesë specifike për të rinjtë e Kosovës .Mos të heqin dorë nga Kosova. Ky vend është ndërtuar me sakrificë dhe duhet të ndërtohet me dije, punë dhe besim. Ne kemi obligim të ju krijojmë arsye për të qëndruar këtu dhe për të parë të ardhmen e vendit tuaj”, ka deklaruar ai.

Në fund ka dhënë edhe një mesazh

“Kosova nuk ndërtohet me fjalë te mëdha, por me njerëz qe janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi për të. Unë jam gati ta vazhdoj këtë shërbim me nder, me përkushtim dhe me besim të qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Hazrolli.

Gezim Hazrolli nban numrin 35 në listën e LDK-së.

Të ngjashme