Marco Giampaolo pritet të jetë trajneri i skuadrës së Milanit, ka raportuar sajti “Calciomercato” të enjten.
Bëhet e ditur se Giampaolo tashmë ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Milanin kurse zyrtarizimi i tij është vetëm çështje kohe.
Në të vërtetë, Milani do t’i paguajë kompenzim Sampdorias, pasi Giampaolo ka kontratë valide me këtë skuadër që gjithashtu bën gara në Serie A.
Giampaolo te Milani do të zëvendësojë Gennaro Gattuson e larguar javë më parë. 51-vjeçar, gjatë tërë karrierës si trajner ka punuar në Itali, te ekipet si Empoli, Cremonese, Brescia, Cesena, Catania, Siena, Cagliari e Ascoli.