Pesha e modeleve është gjithmonë subjekt i kritikave, edhe kur ato janë paksa të kolme, por edhe kur janë më të dobëta se ç’duhen.
Kështu, shfaqja e Gigi Hadid në pasarelat e Victoria’s Secret është komentuar gjatë në rrjet. Modelja është kritikuar sepse dukej kockë e lëkurë në këtë event, por 21-vjeçarja ka pasur një arsye të mirëqenë.
Në një intervistë të fundit për mediat ndërkombëtare, Gigi ka pranuar se nuk ka dashur që të humbasë aq shumë peshë, por për këtë janë përgjegjëse problemet e saj të shëndetit, më saktësisht me tiroiden, që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
“Metabolizmi im ka ndryshuar për shkak të ilaçeve, prandaj nuk mund ta kontrolloj atë. Prej dy vitesh jam duke marrë ilaçe. Unë dua që të kem muskujt dhe fundshpina ime të duket më mirë. Kam ngjitur një copë letre në kuzhinë e cila shkruan “përkulje” dhe sa herë që kaloj pranë kësaj copë letre, bëj 15 “përkulje”, tha modelja.
Gigi është gjithashtu mjaft e nervozuar me mjekët që po e ndjekin, të cilët sipas saj ende nuk kanë gjetur trajtimin e duhur për të larguar simptomat e kësaj sëmundjeje. “Ndihem nën presion të madh, por ende nuk kam përfunduar trajtimin me mjekim edhe pse më intereson shumë karriera”, shtoi ajo.