Giorgo Scalvini së shpejti pjesë e Real Madritit?

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Dëmtimi i rëndë i gjurit i David Alabas e ka shtyrë Real Madridin të kërkojë përforcime në janar dhe raportohet se Giorgio Scalvini ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll.

Alaba pësoi lëndim të ligamentit të kryqëzuar në minutën e 35-të në fitoren 4:1 ndaj Villarrealit të dielën në mbrëmje, një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.

Kjo ka reduktuar më tej opsionet e Carlo Ancelottit në vijën e mbrojtjes, me Eder Militao gjithashtu jashtë me një problem të ligamentit të kryqëzuar.

Kjo mund ta shtyjë presidentin e klubit, Florentino Perez, të investojë në afatin kalimtar të janarit për të sjellë një përforcim shumë të nevojshëm.

Të ngjashme