Giro d’Italia mund të anulohet shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Gara e famshme e çiklizmit Giro d’Italia mund të anulohet pasi Italia po përballet me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Giro d’Italia është paraparë të nisë më 9 maj në Budapest të Hungarisë dhe të përfundojë më 31 maj në Milano, ku disa etapa është paraparë të mbahen në veri të Italisë.

Italia është shteti evropian që është goditur më së rëndi nga koronavirusi, ku janë regjistruar deri më tash 12 të vdekur e afro 400 të prekur.

Federata Botërore e Çiklizmit (UCI) ka thënë se nuk do të parashikojë nëse Giro d’Italia do të mbahet këtë vit, njofton agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

“Jemi në kontakt të ngushtë me organizatorët e garave ndërkombëtare të çiklizmit dhe autpritetet shëndetësore në shtetet nikoqire. Situata aktuale natyrisht se ka pasoja në organizim të ngjarjeve sportive e kulturore në regjione të ndryshme nëpër botë. Nuk është aktualisht e mundur të parashikohet nëse garat në Itali do të organizohen apo anulohen”, është thënë në komunikatë të federatës ndërkombëtare.

Po ashtu në rrezik është edhe gara klasike Milano – San Remo e paraparë të organizohet më 21 mars.

Të ngjashme