Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Gjakova’, ka bërë të ditur se Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni të enjten do të mbesin 6 orë pa ujë të pijshëm
Sipas një njoftimi, ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
“Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe në vend, ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike”, thuhët në komunikatën e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi ‘Gjakova’.