Gjakovë, arrestohet një person për kërcënim dhe ngacmim

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë të dielën, me dyshimin se ka kërcënuar dhe ngacmuar një person tjetër.

Sipas njoftimit policor, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka kërcënuar viktimën dhe ia ka bllokuar rrugën.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte kanosur viktimën kosovar dhe të njëjtit ia kishte bllokuar rrugën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Të ngjashme