Pas aksionit të së mërkurës nga Policia kundër një grupi hajdutësh të ardhur nga Prishtina, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndalur M.R për dyshimin se bashkë me tre persona të tjerë kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, por që momentalisht janë në arrati.
Ata në ikje e sipër kanë goditur me automjetin e tyre atë të policisë me ç’rast është lënduar lehtë një pjesëtar i Policisë, njofton Klan Kosova.
Policia ka kërkuar ndihmën e njësive të tjera për të kapur të pandehurit, por nuk kanë arritur edhe përkundër përpjekjeve maksimale.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M.R, është një muaj.