Ekonomia Online
FUNDIT

Gjakovë: Ngritet aktakuzë kundër një personi nën dyshimet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve

Gjakovë: Ngritet aktakuzë kundër një personi nën dyshimet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim ipaautorizuar i armëve’.“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., me dt.20.09.2023 në fshatinBellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B., nëatë mënyrë që ditën kritike […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i
paautorizuar i armëve’.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., me dt.20.09.2023 në fshatin
Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B., në
atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se
kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e
tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie
përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa
trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e
ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet
në polici”, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë.

Tutje thuhet se sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i njëjti , gjerë me dt.20.09.2023,
në fshatin Bellanicë – Komuna e Malishevës, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe
posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy
pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e
përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e
zyrtarëve policor.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të
pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen
në barrë.

Të ngjashme