Gjakovë, policia jep detaje për vdekjen e 66 vjeçarit në vendin e tij të punës

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në vendin e tij të punës.

Siç njofton policia viktima ishte alivanosur dhe pas kontrollit nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:48.

HETIM I VDEKJES

Gjakovë 04.06.2022 – 09:48. Raportohet se në vendin e tij të punës, viktima mashkull kosovar është alivanosur dhe gjatë kontrollit nga mjeku, i njëjti ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme