Gjakovë: Tenton ta sulmojë policinë me thikë

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 14:15 | Nga

Rezistoi t’i nënshtrohej kontrollit të policisë, e më pas i sulmoi me thikë. Kështu një person në qytetin e Gjakovës u arrestua të dielën nga policia e këtij qyteti.

Sipas raportit të policisë, në Rr. “Mbretëresha Teutë”, i dyshuari kishte tentuar t’i sulmojë me një mjet të mprehtë-thikë policët. Nga i njëjti është konfiskuar mjeti i mprehtë-thikë dhe një pako e letrave për mbështjellje të narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme