Gjashtë fëmijë u shtruan në spital në Florida, ShBA pasi hëngrën karamele me kanabis në organizatën e të rinjve “Boys & Girls Club Lauderhill Club” të mërkurën.
Oficerët e policisë u dërguan në vendndodhjen në Broward County tri herë atë pasdite, raporton “Fox news”, transmeton Klankosova.tv.
Gjithsej tetë fëmijë nga 6 deri në 8 vjeç konsumuan karamelet, por gjashtë nga fëmijët u transportuan në Broward Health dhe në Qendrën Mjekësore të Floridës, sipas zyrtarëve të Shpëtimit nga Zjarri Lauderhill.
Të gjithë fëmijët tani janë liruar dhe “po i kthehen aktiviteteve të tyre normale”, thanë nga organizata në një deklaratë zyrtare të dhënë për Fox News Digital.
Besohet se njëri nga fëmijët solli një paketë me karamele me kanabis në klub pas shkollës dhe i ndau ëmbëlsirat me anëtarët e tjerë.