Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e kandidatit të Ekuadorit u vranë në burg

Prishtinë | 07 Tet 2023 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë burra të dyshuar për përfshirje në vrasjen e muajit gusht të kandidatit presidencial kundër korrupsionit të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, u vranë në burg të premten, tha agjencia e burgjeve, vetëm një javë para balotazhit vendimtar.

Vrasjet ndodhën në një burg në Guayaquil, qyteti më i madh i vendit të Amerikës së Jugut, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të premten.

Qeveria e Ekuadorit dënoi me shpejtësi vrasjet.

Presidenti në largim Guillermo Lasso u zotua se do të punojë për zbardhjen e së vërtetës, në një postim në platformën X.

“Këtu do të dihet e vërteta”, tha ai.

Agjencia e burgjeve SNAI tha në një deklaratë se gjashtë burrat ishin të gjithë shtetas kolumbianë. SNAI nuk dha më shumë detaje për vrasjet. 

Të ngjashme