Gjashtë të lënduar në aksidentin zinxhiror në Rrugën B

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 20:00 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë persona janë lënduar në aksidentin zinxhiror që ndodhi sonte në orët e mbrëmjes, në “Rrugën B” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë katër vetura. Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë për klankosova.tv se dëmet materiale janë të konsiderueshme. “Disa prej të aksidentuarve kanë pësuar lëndime të rënda por fatbardhësisht deri tani nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

“Policia me njësitet relevante të saj ka dalë në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme