Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:50, derisa në të ishin të përfshira një veturë dhe një kombi, transmeton Koha.net.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë PK.