Gjashtë të vdekur nga ndërprerja e terapisë me oksigjen në një spital në Jordani

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në Jordani si pasojë e ndërprerjes së terapisë me oksigjen në një spital që po trajtonte pacientët me koronavirus.

Kjo ka shkaktuar trazira tek familjarët e të vdekurve të cilët janë mbledhur tek porta e spitalit duke bërë që policia të reagojë për të mbajtur situatën nën kontroll, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Shëndetësisë, Nathir Obeidat ka vizituar spitalin ku është takuar me stafin e tij derisa forcat policore e kanë rrethuar objektin për të parandaluar ndonjë ekses të mundshëm nga familjarët.

Jordania është duke u përballur me nivel të lartë të infeksioneve me COVID-19 kryesisht për shkak të transmetimit në masë të madhe të variantit britanik të virusit.

Shteti ka shënuar 8.300 raste të reja gjatë ditës së enjte ndërkohë që deri më tani ka shënuar 385,533 raste me COVID-19 dhe 5.224 vdekje, që nga fillimi i pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme