Rritet kërkesa për furnizim me oksigjen, reagon ShSKUK-ja

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate për medie ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen.

Nga ShSKUK-ja bëjnë të ditur se megjithatë, institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje  për furnizim me oksigjen dhe  institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, shkruhet në njoftim.

Tutje, nga Shërbimi Spitalor thonë se mjekët janë ata që vendosin për transferimin e pacientëve në QKUK.

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar  shëndetësor në vend”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje  për furnizim me oksigjen dhe  institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar  shëndetësor në vend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme