Gjatë 2016-s, në vendin e punës humbën jetën 9 veta

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 10:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vitin 2016 në vendin e tyre të punës humben jetën 9 veta; shumica e tyre në ndërtimtari.

Kështu bëri të ditur kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, gjatë një konference për medie ku shpalosi punën që ky institucion ka realizuar në vitin 2016, por edhe objektivat për vitin 2017.

Ai tha se në vitin 2016 kanë realizuar më shumë se 7 mijë inspektime, ndërsa kanë shqiptuar 128 gjoba, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bëri të ditur se do të bëjnë unifikimin e pagave minimale.

Ndërsa shtoi se kompanitë të cilat më shumë se 50 punëtorë, do të jenë të detyruar të kenë një person të certifikuar nga ministria, i cili do të kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Të ngjashme