Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.
Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.