Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër(54) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar .
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale