Gjatë 24 orëve janë ngritur 46 aktakuza, kundër 56 personave

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme