Gjatë 24 orëve janë ngritur 48 aktakuza

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëvë të fundit janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një veture xhip i markës “Mitsubishi Pajero”, çelësin e veturës dhe dru të llojit “Pajë”, të pa damkosura dhe pa leje transporti, me dimenzione të ndryshme në sasi prej rreth 1.00 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së djeshme ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti dhe masës drusore, të cilat janë përfituar nga vepra penale “Vjedhje e pyllit” .Gjithashtu, gjatë të ditës se hënë, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur katër (4) aktakuza,  kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 24 shkurt 2020, në Gjilan, një grua është gjetur pa shenja jete dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me datë 23 Shkurt, një vajzë e mitur nga Ferizaj, aksidentalisht ka rënë në bunar Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të miturës është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vrasja në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një  (1) person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.

Sekuestrimet e përkohshme:

1)Një veturë xhip i markës “Mitsubishi Pajero”,

2) Çelësi i veturës

3) Dru të llojit Pajë, të pa damkosura dhe pa leje transporti, me dimenzione të ndryshme në sasi prej rreth 1.00 m³.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i pa autorizuar i armës”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, pasi që tek i njëjti janë gjetur 21 gram substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ dhe 1 gram ‘’Kokainë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Rastet tjera me interes për publikun:

Gjatë ditës së djeshme, përkatësisht më 24 shkurt 2020, një grua rreth moshës 84 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, në Gjilan. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara.  Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe, një (1) person për veprën penale “ Ngacmimi seksual”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhe veprës penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Deklarimet e rreme”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Sulm”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:   

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër një (2) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Raste tjera me interes për publikun:

Me datën 23 Shkurt, një vajzë e mitur nga Ferizaj, aksidentalisht ka rënë në bunar. Viktima, fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente nga familjarët e saj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të miturës është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të ngjashme