Gjatë 24 orëve janë ngritur 95 aktakuza

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur nëntëdhjetepesë (95) aktakuza kundër njëqindedhjetë (110) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim. Nga kërkesa e parë është sekuestruar një veture e llojit “VW Passat”. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar produkte kozmetike në vlerë prej 953.62 €, për shkak të veprës penale ” Kontrabandimi i mallrave”. Janë sekuestruar;

–           Dhjetë (10) paketa me kozmetikë Avon;

–           Shtatë (7) qese të vogla me kozmetikë Avon.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një (1) të pandehure me inicialet A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, në dy raste të ndara, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetëmbëdhjetë  (18) aktakuza, kundër njëzet  (24) personave për veprat të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture e llojit “VW Passat”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një (1) të pandehure me inicialet A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhrit mbrojtës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Grabitja”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Katër (4) aktakuza kundër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;

Katër (4) aktakuza kundër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona të dyshuar, ku Policia kufitare rajoni “Perëndimi” kanë identifikuar një automjet të dyshuar, me shenjën “taxi”, i cili ishte i ndaluar në dalje të autostradës, afër fshatit Vërmicë. Personat e ndaluar dyshohet se kanë tentuar të kontrabandojnë rreth 20 migrantë nga Siria. Pesë (5) personat e dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.S., nga Prizreni, për shkak me datë 26 janar 2020  rreth orës 15:45 në rrugën “Xhevat Berisha” në lagjen Tusuz në Prizren, ku pas një përleshjeje ndërmjet tre personave, është lënduar me thikë personi me inicialet E.K, i moshës 19 vjeçare, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të shkaktuara nga ana e të dyshuarit me inicialet H.S, me anë të përdorimit të armës së ftohtë. Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndaj të pandehurit kërkesa për paraburgim është parashtruar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Po ashtu, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimn e masës së paraburgimit për të pandehurin me inicialet S.A, për shkak së i njëjti në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, ka privuar nga jeta me armë zjarri personin me inicialet Sh.K.

Ndaj të pandehurit S.A, kërkesa për paraburgim është parashtruar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të ndaluar, pasi që i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rastet e veçanta të falsifikimit të dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Dy  (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një veture e llojit “VW Passat”.

Aktakuzat:

Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtar”

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën “Grabitje”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “Armëmbajtje paleje”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën “ Kontrabandimi i mallrave”

Një (1) aktakuzë, kundër dy  (2) personave për veprën “Lëndim i lehtë trupor”

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Vjedhje e rëndë”. 

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e produkteve kozmetike në vlerë prej 953.62 €, për shkak të veprës penale ” Kontrabandimi i mallrave”. Janë sekuestruar;

–           Dhjetë (10) paketa me kozmetikë Avon;

–           Shtatë (7) qese të vogla me kozmetikë Avon.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të dehur”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Katër (4) persona janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, veprën penale “Kanosje” dhe veprën penale “Vjedhje” sipas KPRK-së. Ndërsa, dy (2) persona janë, janë ndaluar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të pandehur për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme