Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) traktori të tipit ”Ferguson” dhe masës drusore në sasi prej 5.04 m³ për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion, për trupin e pajetë të gjetur në afërsi të liqenit të Badovcit.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj (1) personi të dyshuar për vepër penale, “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuari narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion, për trupin e pajetë të gjetur në afërsi të liqenit të Badovcit.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj (1) të dyshuari, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”
Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) traktori të tipit ”Ferguson” dhe masës drusore në sasi prej 5.04 m³ për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mashtrim”
Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për vepër penale “Dhunë në familje” dhe “ Sulm”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një(1) aktakuzë kundër tre (3) personave për vepër penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj dy personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, një kërkesë ndaj një personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’, një kërkesë ndaj një personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një kërkesë ndaj një personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuari narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i substancave narkotike“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmim”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kallëzim i rrem apo lajmërim i rrem.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, e njëjta është ekstraduar nga autoritetet gjermane në Kosovë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundr dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.