Gjatë 24 orëve prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur   tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.   Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër  katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.   Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve,  dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër  katër (4) personave, dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve,  dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar  një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar  një (1) person dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme