Gjatë 24 orëve të fundit, 96 aktakuza e 16 persona të ndaluar

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 96 aktakuza kundër 114 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona, si dhe ka bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona për 48 orë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur 20 aktakuza, kundër 26 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 47 aktakuza kundër 49 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme