Edhe këtë fundjavë në doganën e Morinit pati fluks të kalimit të pushuesve kosovarë. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit drejt bregdetit shqiptar kaluan përmes doganës 26 mijë shtetas kosovarë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar 46 mijë shtetas.
Kjo ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash që ka sjellë përplasjen e dy automjeteve me targa të Kosovës fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Të dhënat e policisë flasin për numër të vogël të aksidenteve në rrugën e Kombit nga 1 qershori-16 gusht të cilat nuk kanë pasur asnjë pasojë me jetë njerëzish.
Sipas të dhënave të policisë rrugore gjatë kësaj periudhe kohore në akset rrugore të qarkut Kukës kanë ndodhur 6 aksidente, janë vendosur 2 mijë e 768 masa administrative ndërsa janë pezulluar 13 leje drejtimi.