Gjatë ditës së djeshme ndodhën 34 aksidente trafiku dhe u arrestuan 13 persona

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 17 prej tyre me persona të lënduar kurse në 17 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia gjithashtu bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 318  tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 13 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.

Fotografi ilustruese: 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme