Gjatë dy muajve të këtij viti ndodhën 96 incidente nëpër shkolla

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti janë raportuar 96 raste të incidenteve nëpër shkolla në nivel vendi.

Rastet më të shpeshta janë lëndim i lehtë trupor dhe posedim i armëve të ftohta. Ndërkohë gjatë muajve të fundit po ashtu ka pasur edhe raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Zyra e Informimit të Policisë njoftoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar gjithsej 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

“Nga rastet më të shpeshta të raportuara nga to përfshihen:  Lëndim i lehtë trupor, dëmtim prone, vjedhje dhe të tjera”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Të ngjashme