Gjenden armë, fishekë e dylbi në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq janë gjetur tri armë, 240 fishekë dhë një palë dylbi.

Policia rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

“Leposaviq 19.12.2025, 22:07. Njësit policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë të ndryshme, 240 fishekë dhe një palë dylbi. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimi policor.

Të ngjashme