Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 10:17 | Nga

Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia. Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar.

Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane, shkruan oranews.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”.

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta. Mbi këtë ngjarje policia italiane ka nisur një proces hetimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme