Gjenden substanca narkotike në shtëpinë e tij, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Të dyshuarit gjatë bastisjes së shtëpisë së tij i është gjetur një sasi e substancave narkotike dhe mjete përcjellëse të tyre, njoftom Klan Kosova.

Prishtinë. Me datën 16.06.2019-15:20 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të gjykatës është bërë kontrollimi në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë:

“Gjatë bastisjes është gjetur një qese me narkotikë me peshë 2.9 gramë, një qese me peshë 1.5 gramë, një çantë e zbrazët që dyshohet se është përdorur për transport të narkotikëve është gjetur substancë narkotike me peshë 0.2 gram, ndërsa në garazhin e shtëpisë janë gjetur një peshore digjitale, narkotikë të llojit marihuanë me peshë prej 1.3 gramë”.

Ndërkaq, ai ka hedhur një çantë nga kati i lartë i shtëpisë së tij në oborrin e shtëpisë fqinje, në të cilën kanë qenë shtatë paketime me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7959.2 gramë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Të ngjashme