Agjencia për Shpëtim e Indonezisë ka gjetur 104 trupat e viktimave pas rrëzimit të avionit të kompanisë Lion Air JT-610.
Sipas Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, 27 trupa janë gjetur të premten pranë vendit të rrëzimit të avionit dhe ujërat e Detit Tanjug Pakis.
Avioni Lion Air JT-610 në fluturimin e linjës Xhakartë – Pangkal Pinang u rrëzua në det në afërsi të ishullit Java të hënën. Supozohet se në aksident jetën e kanë humbur të gjithë 188 pasagjerët që ndodheshin në avion.
“Ekipet për shpëtim dhe kërkim kanë gjetur rrotat e avionit, pjesë të trupit të avionit, motorin dhe pjesë të tjera të avionit”, deklaroi zëvendës shefi i operacionit të Agjencisë për kërkim dhe shpëtim gjeneral-majori Nugroho Budi Wiryanto në një konferencë për media.
Ai shtoi se Agjencia do t’i shqyrtojë të gjitha rrethanat para se të merret vendimi rreth vazhdimit ose përfundimit të kërkimeve.
Lion Air është një nga kompanitë më të mëdha ajrore të Indonezisë, e cila realizon fluturime në destinacione të shumta vendore dhe ndërkombëtare.