Policia në Viti ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
E mitura nga Vitia ishte shpallur e zhdukur nga nëna e saj, e cila kishte deklaruar në polici se vajzën e kishte dërguar në shkollë, e nga aty nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Policia ka gjetur të miturën, ndërkaq ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka dhunuar atë.
“Person i zhdukur i gjetur-dhunim-Viti, 15.11.2021 – 08:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Ndryshe, në raportin e së martës, policia kishte njoftuar për zhdukjen e të miturës.
“Viti, 15.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzën e saj viktimën femër kosovare të mitur, e kishte dërguar në shkollë e cila më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, kishte bërë të ditur policia.