Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar i humbur dje në fshatin Mramor

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 10:43 | Nga

Policia njofton se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kanë pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë, kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit. Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit, i cili ka vazhduar edhe sot, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë (në gjendje të mirë shëndetësore)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme