Gjendet i pajetë një 37 vjeçar në Tiranë

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 37 vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës në Tiranë.

Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvrasje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit.

Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.

Të ngjashme