Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në Gjakovë në shtëpinë e tij nga familjarët.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë ai.
Ai, ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.