Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Mitrovicë

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Broboniq të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete një 50 vjeçar.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se viktima është gjetur në një zonë malore dhe i varur në litar.

Tutje në njoftim thuhet se në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50 vjeçar, ishte pa shenja jete.

“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme