Një shtetas i huaj është gjendur i vdekur në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.
Është konstatuar se viktima është mashkull rreth 26 vjeç.
Policia ka njoftuar se po ndërmerren veprimet e duhura hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Borovci.