Vdekje e dyshimtë në Lladroc të Malishevës, afër viktimës gjendet një pistoletë me një gëzhojë

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Malishevës gjatë ditës së djeshme.

Në fshatin Lladroc është gjetur një trup pa shenja jete.

Afër trupit të vdekur është gjeut një pistoletë me një gëzhojë, ndërsa vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obsuksion, derisa rasti i inicuar si “Hetim i Vdekjes”, po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Lladroc, Malishevë 16.04.2021-15:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Afër tij është gjetur edhe një pistoletë me një gëzojë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”, konfirmon policia. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme