Një person i moshuar nga Krusha e Madhe është zhdukur që nga mëngjesi i së enjëtes.
Familja kishte njoftuar se i moshuari Veli Avdullahu, ishte zhdukur që nga orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Ndërsa para pak minutash, ai është gjetur në Prishtinë.
Gjetjen e tij e ka konfirmuar familja e tij, e cila ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e babait të tyre.
‘Ju njoftoj se pas një angazhimi të familjarëve, miqve dhe vullnetmirëve, para 10 min është gjetur në Spitalin e Prishtinës z. Veli Abdullahu. Në emër të familjes Ju falënderoj të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e familjes.