Gjendet një burrë i vdekur në një rrugë në Prishtinë

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Uran Ajeti” në kryeqytet është gjetur një person pa shenja jete.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. “Uran Ajeti”, Prishtinë 09.11.2020 – 15:00. Raportohet se në rrugë, pa shenja jete është gjetur viktima m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme