Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Një person në fshatin Novosellë të Pejës, ka raportuar se kishte hasur në një mjetë shpërthyes.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se njësia e deminimit të FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit që sipas tyre kishte mbetur nga lufta e dytë botërore.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Fsh. Novosellë, Pejë 03.06.2022 – 18:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë shpërthyes. Njësia e deminimit të FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit që sipas tyre kishte mbetur nga lufta e dytë botërore”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raporti thuhet se nuk raportohet për ndonjë incident.

Të ngjashme