Gjendet një person i vdekur në lagjen Mati në Prishtinë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Mati në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Polici për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa shtoi se po punohet në zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

“Sot rreth 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend ngjare ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme