Policia e Kosovës njofton se në Drenas është gjendur një person pa shenja jete, duke e cilësuar vdekje të dyshimtë.
“Raportohet se viktima mashkull k/shqiptar pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë e hetuesisë rajonale dhe prokurori. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dhe shtatë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Ekonomia Online.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.