Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Klankosova.tv mëson se viktima është 68-vjeçar.

Të ngjashme