Gjendet trupi i britanikes që u mbyt nga cunami

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur trupi i pajetë i gruas britanike që u raportua e zhdukur pas cunamit në Tonga.

Vëllai i saj deklaroi se familja ndihet “e shkatërruar” pasi Angela Glover vdiq duke u përpjekur t’i shpëtonte qentë e saj.

Ai deklaroi se trupi i saj u gjet nga bashkëshorti, që kishte arritur të ngjitej në pemë kur vala e fuqishme goditi lokacionin.

“Angela dhe James e donin jetën e tyre në Tonga dhe e adhuronin popullin”, deklaroi Eleini.

Valët e cunamit të shkaktuara nga një shpërthim gjigant vullkanik nënujor kanë goditur Tongan e Paqësorit, ditë më parë.

Pamjet e mediave sociale treguan ujin duke përfshirë një kishë dhe disa shtëpi, dhe dëshmitarët thanë se hiri po binte mbi kryeqytetin, Nuku’alofa.

Një paralajmërim për cunami i shtyu banorët të përpiqeshin të ngjiteshin në tokë më të lartë.

Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Paqësorin Jugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme