Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari te liqeni artificial në Tiranë

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 17:12 | Nga

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur kufomën, rreth orës 13:10 të kësaj të enjteje.

Më konkretisht në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i një burri rreth moshës 60-70 vjeç.

Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Gjithashtu vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme