Gjendja e zjarreve nëpër Kosovë sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë se gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo agjenci ka thënë se numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht në Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndërveprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të Komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica.

Kurse, situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

“Rajoni i Prishtinës ,Komuna e Prishtine dy zjarre te shpërfaqura ne lagjen Marigona dhe Barileve janë te lokalizuara ne tërësi, Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar.”

“Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Situata në menaxhim me zjarre në Kosovë

Hajvali /Prishtinë, 08 Gusht 2021

Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 ne Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupe qeshte e menaxhueshme nga kapaciteti lokal.

Rajoni i Prishtinës ,Komuna e Prishtine dy zjarre te shpërfaqura ne lagjen Marigona dhe Barileve janë te lokalizuara ne tërësi, Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar.

Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar.
Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat.

Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.

Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.

Të ngjashme