Gjendja humanitare në Mosul po bëhet “katastrofike”

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 15:20 | Nga

Zëvendëspresidenti i Irakut, Osama al-Nujaifi, ka paralajmëruar se situata humanitare në Mosul është bërë “katastrofike”, ku ushtria irakiane po përpiqet të dëbojë grupin terrorist DEASH nga bastioni i tij i fundit në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Situata është katastrofike nga uria dhe mungesa e ushqimit dhe medikamenteve, që e bëjnë qytetin të përjetojnë një situatë të padurueshme”, tha al-Nujaifi në një takim të partisë të dielën vonë.

Ai tha se qindra e mijëra familje i kanë marrë parasysh thirrjet e qeverisë për të mos lënë shtëpitë e tyre dhe qytetin. “Megjithatë, ata tani po kalojnë telashe të papara,” ankohej ai.

Në tetor, ushtria irakiane e mbështetur nga koalicioni ajror i kryesuar nga SHBA-të dhe aleatët tokësor, filluan operacionin e gjerë për rimarrjen e Mosulit, bastionin e fundit të DEASH-it në Irakun verior, të cilin terroristët e morën në vitin 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme